ARRSH njoftim për qytetarët – Spostohet trafiku i makinave në rampat anësore hyrëse dhe dalëse në rrethrrotullimin e nyjes së TEG-ut
Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se duke filluar nga nesër datë 30.04.2022 trafiku i makinave do të spostohet në rampat anësore hyrëse dhe dalëse të rrethrrotullimit pasi punimet në rrethrrotullimin e nyjes së TEG-ut kanë hyrë në një fazë të re do të fillojnë punimet për nënkalimin e aksit kryesor
Hyrja në TEG do të bëhet me një sens lëvizje, vetëm hyrje. Dalja do të bëhet nga mbrapa TEG-ut në anën veriore njofton ARRSH.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.