Autoriteti i Aviacionit Civil: Kompania e njohur e udhëtimeve anulon fluturimet e saja për datat 24-25 shtator
Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar në faqen e tij zyrtare se kompania sllovene e udhëtimeve “Adria Airways”, do të ndalojë fluturimet e saja për datat 24-25 Shtator 2019. Në njoftimin zyrtar të kompanisë thuhet:
“Adria Airways njofton se, që prej orës 23:30 (LT), të datës 23 shtator 2019, do të ndërpres përkohësisht të gjitha fluturimet (e martë, 24 shtator dhe e mërkurë, 25 shtator) në të gjitha bazat e saj (Lubjanë, Prishtinë, Tiranë).
Vendimi për të ndaluar përkohësisht fluturimet, vjen si pasojë e pasigurisë aktuale për të siguruar të ardhura, që kompania ajrore ka nevojë për të vijuar operimin e mëtejshëm të fluturimeve. Në këtë pikë, kompania është duke kërkuar intensivisht zgjidhje, në bashkëpunim me investitorë të mundshëm. Qëllimi jonë i përbashkët është që Adria Airways të fluturojë përsëri dhe që ndërprerja e operimeve është me të vërtetë e përkohshme.”
Gjithashtu në njoftimin e saj jepen udhëzimet për pasagjerët që parashikonin të fluturonin me këtë kompani të cilët janë të këshilluar të kontrollojnë kompaninë ajrore me të cilën ata do të udhëtojnë, para se të arrijnë në aeroport dhe nëse është Adria Airways, atëherë duhet të kontaktojnë menjëherë me zyrat e shitjeve ku kanë blerë biletat, shkruan AAC.
E.S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.