Autoriteti i Konkurrencës: Ekonomia ecuri pozitive në 2016-ën, ja sektorët me probleme

Raporti vjetori i veprimtarisë i Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2016 vlerëson se efektiviteti i tregjeve ka ardhur në ngritje si pasojë edhe e rritjes ekonomike.
Megjithatë, jo të gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare kanë pasur një ecuri pozitive për vitin e kaluar.
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, duke folur në rolin e relatorit të raportit vjetor të Autoritetit të Konkurrencës, evidentoi edhe problemet që janë konstatuar.
Nga ana e saj, kryetarja e Komisionit të Konkurrencës, Juliana Latifi, tha se ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri pozitive vitin e kaluar, duke ndikuar edhe në efektivitetin e tregjeve.
Në mbyllje të raportimit, kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, i kërkoi grupeve parlamentare që brenda datës 10 prill të sjellin propozimet e tyre për plotësimin e dy vendeve vakante në Autoritetin e Konkurrencës.
Florenc Drizari/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.