Autoriteti i Konkurrencës, 13 vjet – 488 vendime shoqëruar me gjoba që kapin vlerën prej 10 mln dollarë
Rreth 488 vendime janë marrë nga ana e Komisionit të Konkurrencës nga viti 2004 e deri më sot, shoqëruar me gjoba, për shoqëritë që shkelin ligjin, të cilat kapin shifrën prej 10 milion dollarësh.
Kjo gjë u bë publike gjatë Konferencës Ndërkombëtare për 13 e krijimit të këtij institucioni rregullator të tregut. E pranishme zv/kryeministrja Senida Mesi inkurajoj Autoritetin e Konkurrencës që të përmbushë të gjithë rekomandimet duke monitoruar tregjet dhe marrë vendime e masa korrektuese të shpejta.
Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Juliana Latifi u ndal tek veprimtaria dhe masat që janë marrë ku janë evidentuar shkelje. Latifi theksoi se procesi i ardhshëm i anëtarësimit në BE, rrit nevojën për rregulla dhe parime, në kuadër të një bashkëpunimi më të gjerë ndërkombëtar.
I ftuar ishte edhe Russell Pittman, Drejtor i Kërkimeve Ekonomike, në Departamentin e Drejtësisë në SHBA Russell në fjalën e tij vuri theksin tek ekzistenca e tregjeve bazuar në zbatimin e rregullave të ligjit, i cili sipas tij do të sigurojë: krijimin dhe ruajtjen e tregjeve të lira; gjykata të pavarura dhe të drejta pronësore të themeluara mirë, që do të tërheqin investimet private, të huaja dhe vendore, dhe që do të krijojnë vende pune.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.