Ballkani mbetet prioritet, Mogherini: 2017, vit i vështirë. 2018 do të jetë jetik

Federica Mogherini nuk i është larguar traditës, dhe edhe këtë fillimvit ka nënvizuar 12 prioritetet kyçe të Bashkimit Europian përgjatë 2018-ës.
Një ndër këto prioritetet është edhe Ballkani, ose më saktë rrugëtimi i Ballkanit drejt unionit.
“Nuk ka qenë një vit i lehtë për Ballkanin”, e fillon përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian paragrafin për rajonin. Ajo shton se, i ka vizituar të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë vitit në momente mjaft të vështira e në disa raste në momente krize të thellë politike. Mogherini vizitoi rajonin në fillim të Marsit.
“Sot, falë disa vendimeve të pjekura dhe punës së madhe që kemi bërë sëbashku, këto kriza janë adresuar dhe janë zgjidhur. Rrugëtimi drejt reformave ka rinisur, paçka se ka shumë punë për të bërë”, vijon Mogherini fjalën e saj.
2018 do të jetë një vit jetik për ta konsoliduar dhe për ta bërë këtë rrugëtim të pakthyeshëm. Ky do të ishte një rezultat i rëndësishëm jo vetëm për rajonin por për të gjithë Europën, shkruan Mogherini.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.