Banorët e Zharrëzës, Gjiknuri: Fatura ndaj qeverisë 20 mln dollarë në vit

Një ditë pasi qeveria vendosi që të dëmshpërblejë banorët e Zharrëzës në masën 100 për qind për shtëpitë e dëmtuara, ministri Energjetikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri zbuloi edhe kostot e larta financiare në buxhetin e shtetit.
Gjatë replikave me deputetin Ben Blushin në seancën plenare të së enjtes, Gjiknuri tha se fatura për të parandaluar këto fenomene është 20 milion dollarë në vit.
Gjiknuri shtoi se për shtëpitë e dëmtuara, gjysma do të përballohet nga qeveria dhe pjesa tjetër nga Bankersi, pasi ende nuk ka konkluzione përfundimtare nga ekspertët italianë që po hetojnë fenomenin e tërmeteve në këtë zonë.
Gjiknuri shpjegoi se cila do të jetë rruga që do të ndihet me rreth 400 banorët e tjerë që sipas tij nuk morën pjesë në protestën para institucioneve shqiptare.
Ministri Gjiknuri shtoi se kompania Bankers ka rritur prodhimin dhe ka rritur investimet. Kontratat e reja që po lidhen nga ana e qeverisë tha ai, pritet të rrisin të ardhurat në buxhetin e shtetit nga industria e hidrokarbureve.
Florenc Drizari/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.