Barnat mjekësore, si mund të informoheni për çmimin e tyre pa shkuar në farmaci? Shërbimi më i ri që ofrohet për qytetarët
Të gjithë qytetarët mund të informohen për çmimin e barnave duke klikuar në portalin e-Albania. Tashmë qytetarët kanë një mundësi informimi, para se të shkojnë në Farmaci.
“Çdo i interesuar, mundet që përmes portalit unik qeveritar e-Albania të kërkojë informacion për barnat mjekësore të regjistruara në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet shërbimit elektronik “Publikimi i të dhënave të barnave mjekësore dhe çmimeve të barnave”. Pasi të jeni regjistruar/loguar mund të aksesohet lista e principeve aktive ose emri kimik (emërtimi shkencor) i ilaçit, si dhe të shihen elemente të tjera shoqëruese si formëdoza farmaceutike me karakteristikat fiziko-kimike, (pluhur, tabletë, tretësirë, pomadë, ampulë etj.), madhësia e dozës ose sasia e lëndës aktive (vepruese) në formulim, prodhuesit, vendet prodhuese, njësitë e paketimit, çmimi për paketë në lekë, çmimi për njësi në lekë etj”, thuhet në portalin e-Albania.
Implementimi i të dhënave të hapura është një angazhim i rëndësishëm i qeverisë, pjesë e planit të veprimit të hartuar në kuadër të Iniciativës globale për Open Government Partnership (OGP).
Në këtë kuadër, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe Ministria e Shëndetësisë ofrojnë nëpërmjet këtij shërbimi elektronik, për përdoruesit e portalit unik qeveritar e-Albania mundësinë e informimit on-line mbi të dhënat e barnave mjekësore të regjistruara në Republikën e Shqipërisë dhe çmimeve të tyre. Për më shumë informacion klikoni këtu:
Hapat e procedurës
Për të përdorur shërbimin duhet të:
– Zgjidhni shërbimin “Publikimi i të dhënave të barnave mjekësore dhe çmimeve të barnave” dhe klikoni butonin “Përdor”
Nëse dëshironi, mund të shkarkoni listën e barnave mjekësore dhe çmimeve të tyre në formatin .XML, .CSV.
Sipas portalit e-Albania, personat mund të marrin shërbimin menjëherë, ndërkohë që ky shërbim ofrohet pa pagesë.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.