Bashkëqeverisja me njerëzit – Problematikat më të mëdha të qarkut të Lezhës, mbizotëron mungesa e ujit të pijshëm

Pas përfundimit të turit në të gjithë vendin për dëgjesat me qytetarët në kuadër të programit të “Bashkëqeverisjes me Njerëzit”, ankesat e tyre janë përpunuar dhe analizuar për të hartuar edhe planin qeverisës për çdo qark.
Kryeministra Rama ka publikuar sot raportin për Lezhën, ku listohen edhe problematikat që shqetësojnë më shumë banorët e zonës.
Mungesa e ujit të pijshëm është shqetësimi më i madh i banorëve, problematikë kjo e evidentuar 76 herë në të gjitha takimet e zhvilluara nga data 6 deri më 24 korrik.
Nevoja për investime në sistemin e vaditjes është gjithashtu një shqetësim i fortë për zonën, i cili është shfaqur 68 herë nga qytetarët.
Pothuajse po kaq herë është shprehur edhe nevoja për të patur investime më të shpeshta në rrugët rurale dhe dytësore.
Lista me shqetësimet më të mëdha përmendur në draft-raport mbyllet me problemet me pronësitë e tokës dhe mbivendosjen e pronës, një problematikë e shtrirë në të gjithë vendin sipas dëgjesave publike.
Probleme më pak të përmendura, por përsëri ekzistuese janë edhe papunësia, politizimi dhe paaftësia e administratës, si edhe amortizimi i rrjetit të energjisë elektrike.
Gjithsej janë zhvilluar 21 dëgjesa publike në tre bashkitë e qarkut, si edhe një dëgjesë dedikuar të rinjve, ku sipas draft-raportit kanë marrë pjesë rreth 3200 qytetarë.
SCAN
RAPORTI JUAJPasqyra zgjedhore dhe raporti i dëgjesave për Qarkun Lezhë.Miqtë e këtij rrjeti nga qarku i Lezhës, janë…
Posted by Edi Rama on Monday, August 7, 2017
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.