BE vendos kufirin për përdorimin e inteligjencës artificiale në Evropë – Gjobë deri në 6% të xhiros për kompanitë që nuk janë në përputhje me rregulloret

Brukseli vendos kufirin për përdorimin e inteligjencës artificiale në Evropë. Të gjitha sistemet që vlerësohen si “një kërcënim i qartë për sigurinë, jetesën dhe të drejtat e njerëzve”, të tilla si sistemet “vlerësimi social”, do të ndalohen, ndërsa aplikimet me rrezik të lartë “do të jenë objekt ndaj detyrimeve të rrepta para se të mund të vendosen në treg “.
Kompanitë që nuk janë në përputhje me rregulloret e BE mund të përballen me gjobë deri në 6% të xhiros së tyre.
“Sot ne po paraqesim rregulla të reja për inteligjencën artificiale të besueshme. Ata vendosin standarde të larta bazuar në nivele të ndryshme të rrezikut. Inteligjenca artificiale është një mundësi fantastike për Evropën. Dhe qytetarët meritojnë teknologji që mund t’u besojnë.” – shkruajti Presidentja e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen, në Twitter.
Përdorimi i sistemeve të identifikimit biometrik, siç është njohja e fytyrës, në hapësirat publike “është e ndaluar në parim”.
Përjashtimet e lejuara kanë të bëjnë me luftën kundër terrorizmit, mbrojtjen e sigurisë ose kërkimin e një fëmije të zhdukur. (ANSA)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.