Biden njofton lëvizjen e parë si President teksa drejtohet në Shtëpinë e Bardhë
Ka përfunduar ceremonia e inaugurimit të presidentit të SHBA-së Joe Biden dhe zëvendëspresidentes Kamala Harris.
Tashmë pason një paradë inaguruese, edhe pse do të jetë kryesisht virtuale. Biden dhe Harris do të kenë një shoqërim presidencial për në Shtëpinë e Bardhë nga Banda e Ushtrisë Amerikane, një Gardë Nderi e Shërbimit të Përbashkët dhe Komandanti i Përgjithshëm i Gardës dhe Fife Drum Corps.
Presidenti i ri Biden ka bërë edhe postimin e tij të parë zyrtar nga llogaria @POTUS pasi Twitter e transferoi atë nga kontrolli i Trump.
“Nuk ka kohë për të humbur kur bëhet fjalë për të trajtuar krizat me të cilat përballemi”, tha Biden në postim, “Kjo është arsyeja pse sot, unë jam duke shkuar në Zyrën Ovale për të marrë të drejtën për të punuar duke dhënë veprim të guximshëm dhe lehtësim të menjëhershëm për familjet amerikane.”
Twitter kaloi kontrollin e @POTUS dhe llogaritë e tjera zyrtare të Shtëpisë së Bardhë në administratën e Biden të Mërkurën, vetëm disa minuta pasi ai dhe Zëvendës Presidentja Kamala Harris ishin betuar në shkallët e Kapitolit të SHBA.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.