Bie besimi në ekonominë franceze – Përjashtim bën vetëm industria, pesimizëm te biznesi dhe konsumatori

Besimi i industrisë franceze u rrit në nivelin më të lartë në 17 vitet e fundit gjatë muajit janar, por nga ana tjetër besimi në tërësi i biznesit në vend pësoi rënie, tregojnë të dhënat më të fundit.
Kështu, indeksi i besimit industrial u rrit në 113 pikë, nga 112 pikë që ishte gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, duke tejkaluar ndjeshëm pritshmëritë e ekspertëve të tregut.
Gjithsesi, dobësia në besim në shërbime dhe ndërtim ka ndikuar në rënien e përgjithshme të indeksit të besimit të biznesit, në 110 pikë, nga 112 pikë që ishte në muajin Dhjetor, tregojnë të dhënat e publikuara së fundmi.
Ndërkohë, të njëjtat të dhëna flasin për një rënie edhe të besimit konsumator. Edhe në këtë drejtim ka një përmbysje të pritshmërive.
Të tjera të dhëna flasin për një largim të shqetësimeve në shoqëri sa i përket papunësisë, rrjedhojë e reformave më të fundit të Emmanuel Macron.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.