Bizneset, vonesa me skanimin në doganë – Jaka: Problematika në Portin e Durrësit, ka përmirësime për import-eksportet
Bizneset po hasin vonesa në Portin e Durrësit për shkak të skanimit të kontejnerëve”. Problematika u ngrit nga kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë Nikolin Jaka, i cili shtoi se problemet e tjera që biznesi haste më parë në dogana, janë tejkaluar.
Ndërkaq, drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli prezantoi objektivat për 2021, ku theksoi, shtimin e mundësisë së aplikimeve online në portalin E-albania nga 8 për në 34 autorizime.
Deklaratat u bënë gjatë Workshopit të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, mbi “Lehtësirat doganore për sipërmarrjen”.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.