Blinin në karburantet e kioskat e Tiranës me kartëmonedha false, arrestohen dy 19 vjeçarë!
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Euro 2020”, arrestoi në flagrancë dy 19 shtetas 19 vjeçarë, banues në Tiranë.
Policia njofton se këta dy shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe në vende të ndryshme të kryeqytetit, kanë përdorur kartëmonedha false në disa pika karburanti dhe kioska.
“Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy aparate celular dhe kartëmonedha të falsifikuara” shkruhet në njoftimin e Policisë.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.