Kursi i këmbimit valutor – Paundi forcohet ndjeshëm kundrejt monedhës vendase. Çfarë ka ndodhur sot me Dollarin dhe Euron?

Këtë të enjte monedha europiane ka vazhduar kurbën e saj zbritëse duke humbur sërish pikë, pasi është blerë sot me 121.6 lekë dhe shitur me 122.2 lekë.
Referuar tregut valutor vendas, edhe Dollari amerikan ka pësuar rënie ditën e sotme duke u blerë me 109.6 lekë dhe shitur me 110.3 lekë krahasuar me dje.
Paundi britanik ndërkaq ka ndjekur një linjë të kundërt me valutat e tjera pasi ka fituar 0.5 pikë këtë të enjte duke u blerë me 143.2 lekë dhe shitur me 144.2 lekë krahasuar me dje.
Franga zvicerane është rimëkëmbur sërish duke u blerë sot me 112.6 lekë dhe shitur me 113.4 lekë në raport me ditën e djeshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.