Bllokohen ‘6 vendëshet’, taksitë e furgonët pa licencë! Masa deri në pezullimin e lejes së qarkullimit
Task-Forca e Transportit Rrugor njofton vijim e inspektimeve në të gjithë territorin e vendit. Referuar njoftimit zyrtar, inspektorët kanë konstatuar 11 taksi pa licencë.
“Të gjitha subjektet do të delegohen për shqyrtim në” Komisionin Administrativ të Masave” deri në pezullimin e Lejes së Qarkullimit” njofton Task-Forca.
Task-Forca është strukturë mbikëqyrëse dhe ligjzbatuese ndaj konkurrencës së pandershme për Linjat e Transportit të Udhëtarëve dhe ka si synim goditjen e paligjshmërisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.