Bloomberg: Arsyet pse bankave britanike nuk i intereson Brexit
Në shumë mënyra, bankierët duket se po përgatiten për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian. Banka e Amerikës po krijon një zyrë të re në Paris. Një ekzekutiv i Deutsche Bank mori një bonus miliona eurosh për mbikëqyrjen e përgatitjeve. Vlerësimet e numrit të vendeve të punës që do të zhvendosen nga Britania e Madhe në vendet e tjera evropiane shkojnë në mijëra.
Megjithatë, një gjë ka ndryshuar çuditërisht pak: vëllimi i biznesit që bankat britanike po bëjnë nga zyrat e tyre.
Londra ka shërbyer prej kohësh si një pikë lidhje për ‘bankingun’ ndërkombëtar. Një bankë gjermane mund të përdorë degën e saj në Britani për të huazuar një fond mbrojtës ‘Guernsey’. Një zyrë në Londër e bankës amerikane mund t’i japë një kompanie industriale franceze një huadhënie. Banka për Marrëveshjet Ndërkombëtare i përcjell këto kërkesa ndërkufitare, të cilat shërbejnë si një tregues i dobishëm i mbizotërimit financiar të Londrës.
Sipas Bankës për Marrëveshjet Ndërkombëtare, pretendimet e bankave në Mbretërinë e Bashkuar për huamarrësit në vende të tjera janë rritur me një vlerë totale prej 250 miliardë dollarësh që kur britanikët votuan për t’u larguar nga BE në qershor 2016. Kjo nuk është sasi e madhe krahasuar me gati 5 trilion dollarë në totalin e kërkesave të pazgjidhura, dhe është shumë afër normës mesatare të rritjes për dekadat e fundit.
Duke pasur parasysh rreziqet, pse nuk po largohen bankat? Një shpjegim i mundshëm është se nuk ato nuk kanë nevojë të nguten: pasi të kenë përgatitur zyrat e tyre kudo në Evropë, është e lehtë të zhvendosin pasuritë kur të jetë e nevojshme. Një mundësi tjetër është se bankierët nuk besojnë se Britania do të largohet, dhe kështu nuk po përgatiten me të vërtetë. Nëse kjo e dyta është e vërtetë, dalja e Britanisë, nëse ndodh, do të jetë shumë më e habitshme dhe shumë më e dëmshme për to.
Burimi: https://www.bloomberg.com/opinion/articles/2019-07-29/maybe-banks-in-the-u-k-really-aren-t-worried-about-brexit
DOSTI BANUSHI – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.