Bonusi i strehimit, Gjermeni: 61 familjet që përfitojnë mbështetje financiare në disa bashki. Fondi total i vënë në dispozicion

“Rreth 61 familje në disa bashki do të përfitojnë nga bonusi i strehimit.”
Kështu shkruan në rrjetin social Facebook, ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, ku ndër të tjera shprehet se qeveria i është përgjigjur në kohë kërkesave të familjeve që plotësojnë kushtet për të përfituar nga bonusi i strehimit.
Sipas Gjermenit përfituese janë 61 familje në bashkitë: Mirditë, Has, Kolonjë, Korçë dhe Pogradec që do të mbështeten financiarisht nga Ministria e Zhvillimit Urban me një fond total prej 2,120,338 lekë, për pagesën e 50% të qerasë sipas vlerës së tregut.
Më tej, Gjermeni në këtë postim shkruan:“Iu përgjigjëm kërkesave të familjeve që plotësojnë kushtet për të përfituar bonusin e strehimit. 61 familje në bashkitë: Mirditë, Has, Kolonjë, Korçë dhe Pogradec do të mbështeten financiarisht nga Ministria e Zhvillimit Urban me një fond total prej 2,120,338 lekë për pagesën e 50% të qerasë sipas vlerës së tregut. 150 familjeve përfituese në 4 vite do t’i shtohen edhe të tjera, sipas kërkesave të miratuara në Këshillat Bashkiakë në njësitë vendore respektive”, shkruan Gjermeni.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.