Borell: BE ka shpenzuar 35 miliardë euro për energjinë ruse dhe vetëm 1 miliardë euro ndihmë për Ukrainën që nga fillimi i luftës!
BE ka paguar 35 miliardë euro për energjinë ruse që nga fillimi i luftës, krahasuar me 1 miliard euro që i ka dërguar Ukrainës në formën e ndihmës së huaj, tha Josep Borrell, kryediplomati i BE-së. “[Presidenti ukrainas] Zelenskyy ka nevojë që ne t’i themi më rrallë me faktin se ai është një hero dhe t’i japim më shumë armë për të luftuar. Kjo është ajo që ukrainasit presin nga ne dhe kjo është ajo që ne po bëjmë; dhe ne duhet ta bëjmë atë më shpejt”, tha Borrell para Parlamentit Europian të mërkurën.
Varësia e madhe e BE-së nga nafta, gazi dhe qymyri rus është zbuluar nga lufta në Ukrainë. Një kor zërash në rritje po i bën thirrje bllokut të zbatojë një embargo totale ndaj karburanteve fosile ruse, të cilat vitin e kaluar arritën në mbi 99 miliardë euro dhe janë kredituar me financimin e makinës luftarake të Kremlinit.
Por çështja është bërë shumë përçarëse midis shteteve anëtare, të cilat kanë përzierje të ndryshme të energjisë dhe për këtë arsye janë të ekspozuar në mënyrë të pabarabartë ndaj pasojave nga një ndërprerje. Ndërsa Polonia dhe shtetet baltike thonë se masa është një detyrë morale për BE-në, bizneset gjermane kanë paralajmëruar për një “recesion të thellë” nëse futet një embargo e plotë. Debati ka arritur një nivel të ri intensiteti pasi dolën raporte për vrasje pa dallim kundër civilëve në Bucha, një periferi afër Kievit. Një paketë e re sanksionesh e prezantuar nga Komisioni Europian të martën pasdite propozoi ndalimin e importeve të qymyrit rus, i cili përfaqëson rreth 4 miliardë euro dhe është furnizimi më i lehtë për t’u zëvendësuar.
“Sot ne i japim fund qymyrit, por kjo është një pjesë shumë e vogël e faturës totale,” tha Borrell. Komisioni ka thënë se do të punojë për masat që lidhen me naftën, për të cilën BE paguan mbi 70 miliardë euro në vit, por nuk përmendi gazin, për të cilin blloku shpenzon më shumë se 16 miliardë euro. Masat e fundit po diskutohen tani nga 27 shtetet anëtare, të cilët duhet t’i miratojnë ato me unanimitet. EN
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.