BQE në takim urgjent për të diskutuar për krizën e tregut!
Banka Qendrore Europiane njoftoi një takim të paplanifikuar të politikës monetare për të mërkurën, në një kohë kur yield-et e obligacioneve po rriten për shumë qeveri në të gjithë zonën e euros.
Kostot e huamarrjes për shumë qeveri janë rritur ndjeshëm ditët e fundit. Në fakt, një masë e njohur si frika e Europës vlerëson diferencën midis yield-eve të obligacioneve italiane dhe gjermane, e cila shikohet gjerësisht nga investitorët, u zgjerua më së shumti që nga fillimi i vitit 2020 më herët të mërkurën.
Yield-i i obligacionit 10-vjeçar të qeverisë italiane kaloi gjithashtu pikën 4% në fillim të kësaj jave. Lëvizjet në tregun e obligacioneve, që nxjerrin në pah nervozizmin midis investitorëve, u lidhën me shqetësimet se banka qendrore do të shtrëngojë politikën monetare më agresive sesa pritej më parë.
Në të njëjtën kohë, BQE-ja dështoi javën e kaluar të jepte ndonjë detaj në lidhje me masat e mundshme për të mbështetur vendet e eurozonës me borxhe të larta, gjë që ushqeu më tej shqetësime në komunitetin e investimeve.
Megjithatë, në vazhdën e njoftimit të së mërkurës, yield-et e obligacioneve kanë rënë dhe euro është lëvizur më lart kundrejt dollarit amerikan. Euro u tregtua 0.7% në rritje me 1.04 dollarë përpara tregut të hapur në Europë. Aksionet e bankave italiane gjithashtu u rritën në fund të njoftimit. Intesa Sanpaolo dhe Banco Bpm u rritën me 5% në orët e hershme të tregtimit europian.
Reagimi i deritanishëm i tregut sugjeron se disa aktorë të tregut presin që BQE të adresojë shqetësimet mbi fragmentimin financiar dhe në të vërtetë të japë njëfarë qartësie se çfarë lloj masash mund të marrë për të mbështetur kombet me borxhe të larta.
Vendimi i BQE-së për t’u mbledhur të mërkurën vjen gjithashtu vetëm disa orë përpara një vendimi për normat nga Rezerva Federale e SHBA. Pritjet e tregut tregojnë për një rritje të normës me 75 pikë bazë, rritja më e madhe që nga viti 1994. Ministri i Financave i Francës, Bruno Le Maire, tha se nuk është i shqetësuar nëse lëvizjet e Fed do të dëmtojnë rritjen ekonomike në Francë. CNBC
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.