British Airways ndalon shitjen e aksioneve për investitorët që nuk janë pjesë e BE-së
Kompania ajrore britanike British Airways ka ndalur shitje e aksioneve të saj për investitorët jashtë Bahskimit Europian. Sipas rregullave të pronësisë së BE-së, duhet që gjysma e aksioneve të një linje ajrore të zotërohen nga aksionerë brenda bllokut.
Grupi Ndërkombëtar i Konsoliduar i Aviacionit (IAG) ishte në rrezik shkelje të këtij rregulli, pasi 47.5% të aksioneve zotëroheshin nga aksionerë jashtë vendeve të BE-së. Kufizimi i British Airways mund të bëhet akoma më i komplikuar në rast se Brexit miratohet në fund të muajit të ardhshëm.
Pasi Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Eruropian, aksionerët e Britanisë në linjat ajrore nuk do të llogariten më deri në masën 50% të pronësisë minimale të BE-së.
Ndërkohë, Iberia dhe Aer Lingus zotërohen pothuajse nga investitorë që nuk janë pjesë e BE-së, e cila është tërësisht në kundërshtim me rregullat e Bashkimit Europian mbi pronësinë.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.