Bundeskbank sjell optimizëm – Rritja e ekonomisë gjermane do të kalojë projeksionet këtë vit
Ekonomia gjermane mund të rritet më shpejtë se projeksionet këtë vit, prej prodhimit të fortë industrial, eksporteve dhe konsumit, deklaron Bundesbank. Sipas Bankës Qendrore, shitjet e qëndrueshme po rrisin shfrytëzimin e kapacitetit në manifakturë, duke rritur investimet e korporatave në ekonominë më të madhe të Eurozonës.
Ndërkohë që ekonomia e rajonit është rritur për të 17-in tremujor radhazi, Gjermania ka qenë motori i rimëkëmbjes. “Treguesit e fortë mbi ndjesinë e korporatave dhe konsumatorëve, si dhe rritja e fortë e porosive industriale sinjalizon se ekonomia gjermane ka gjasa të vazhdojë vrullin në tremujorin e tretë”, nënvizon Bundesbank.
Institucioni projektonte më parë një rritje me 1.9% këtë vit prej konsumit dhe manifakturës. Ndërkohë që zgjedhjet po afrohen, ekonomia gjermane ndodhet në periudhën më të mirë që prej krizës globale financiare, duke mbështetur kancelaren Angela Merkel për mandatin e saj të katërt.
Bundesbank parashikon një tjetër suficit në buxhet këtë vit dhe shton se suficite të tjera do të gjenerohen në vitet e ardhshme pa pasur nevojën e ndryshimit të politikave. Bundesbank raportoi se as skandali i ndotjes së makinave nuk ka cenuar perspektivën e sektorit, pavarësisht klasifikimit nga Ministria e Financave si një risk që do të frenojë rritjen ekonomike.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.