Bursat, nën presidencën e Trump! Performancë spektakolare. Tejkalon rritjen gjatë presidentëve të tjerë
Fuqizimi i tregut të aksioneve nën presidentin Donald Trump lë pas performancën e shumicës së paraardhësve të tij.
Indeksi S&P 500 i titujve të kapitalit ka ofruar një kthim prej 50% që kur është zgjedhur Donald Trump, thuajse sa dyfishi i mesatares prej 23% që ka ndodhur me presidentët e tjerë.
Indeksi me 500 kompani ka shtuar më shumë se 28% të vlerës këtë vit, sipër mestares prej 12.8% të rritjes vjetore të presidentëve të tjerë. Pavarësisht luhatjeve nga lufta tregtare me kinën, 2019-a ka qenë viti ku janë arritur nivelet më të larta të të gjitha kohërave për indekset kryesore të aksioneve. S&P 500 ka kaluar 3,200 pikë për herë të parë.
Ndërkohë që investimet e bizneseve kanë rënë për shkak të pasigurisë në lidhje me dy ekonomitë më të mëdha në botë, investitorët e tregut publik kanë pasur besim për të vendosur para mjaftueshëm në aksione.
Tregu i aksioneve gjatë Donald Trump ka marrë gjithashtu nxitje nga Rezerva Federale, që ka ulur interesat 3 herë këtë vit, për të parën herë që prej krizës financiare. Tregu ka marrë gjithashtu nxitje nga tregu i fortë i punës, ndërkohë që norma e papunësisë qëndron në 3.5%, më e ulëta që prej vitit 1969.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.