Bushati në NATO – Lobim për integrimin e Shqipërisë në BE
Qeveria ka vijuar lobimin me shtetet anëtare të BE-së për të marrë mbështetje në procesin integrues të Shqipërisë. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati mori pjesë në takimin e ministerialit të NATO-s në Bruksel, ku dhe shfrytëzoi mundësinë për të zhvilluar takime me homologët sa i përket integrimit të Shqipërisë.
Ministeriali i NATO-s trajtoi çështje të rëndësishme të sigurisë transatlantike dhe Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtarë inkurajuan vendet aspirante për të vazhduar angazhimin e tyre në rrugën euro-atlantike si dhe zbatimin e reformave të nevojshme.
Eliabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.