Buxheti 2018, Ahmetaj: Do ulim borxhin publik, ambicia jonë 68.6% vitin e ardhshëm
Qeveria synon ta ulë borxhin publik në nivelin 68.6 për qind për vitin e ardhshëm. Këtë deklaroi ministri i Financave dhe Ekonomisë në Komisionin e ekonomisë, ku po diskutohet projektligji për buxhetin 2018.
“Do ulim borxhin publik, 68.6 për qind ambicia jonë për 2018, një trashëgimi grangrën e cila ka ardhur ën rritje në 120 vitet e fundit. Ne do vazhdojmë ta ulim borxhin publik në vazhdimësi, për t’ia hequr këtë borxh nga kurrizi qytetarëve vit pas viti”.
Ahmetaj tha se rritja reale e ekonomisë për 2017 është 3.9 për qind, nga 3.7 për qind që ishte parashikuar fillimisht, ndërsa shtoi se ekonomia do të jetë në trend rritës edhe për vitin e ardhshëm.
“3.9 rritja reale e ekonomisë për 2017 nga 3.7 që ishte parashikuar fillimisht. Rritja në gjysmën e parë të vitit 2017 është gjeneruar kryesisht nga kërkesa e brendshme, konsumi regjistroi rritje reale pre 2.1 për qind, duke vijuar të njëjtin trend, u bënë 7 tremujor radhas ku konsumimi vetëm rritet. Gjithashtu investimet u rriten 12.6 për qind, kërkesa e huaj u rrit në terma reale në 14.8 për qind për eksportet shqiptare”.
Sërish përfaqësuesit e PD dhe të LSI nuk morën pjesë në këtë mbledhje.
(…vijon)
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.