Buxheti i arsimit profesional – 2.4 miliardë lekë, 8 milionë euro grante nga BE dhe Italia
Mbi 2 miliardë e 454 milionë lekë është buxheti që do të shkojë për arsimin profesional në 2018-ën. Sipas draftit të qeverisë i cili pritet të miratohet në parlament, nga ky fond parashikohet që mbi 504 milionë lekë të shkojnë për shpenzime kapitale dhe 1.3 miliardë lekë të shkojnë për pagat.
Krahas buxhetit të akorduar nga qeveria, arsimi i mesëm profesional do të përfitojë nga gati 800 milionë lekë fonde, grante të dhëna kryesisht nga qeveria italiane dhe Bashkimi Europian për vitin e ardhshëm.
Çdo vit buxheti për arsimin profesional ka qenë në rritje, gjatë 2017-ës u rrit me 35% dhe investimet për këtë vit janë dyfishuar. Gjatë periudhës së 3 viteve të fundit u investua në 33 shkolla të arsimit të mesëm profesional dhe 10 qendra të formimit profesional.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Formimit Profesional, degët më të kërkuara janë Hoteleri-Turizëm, Mekanik, Shërbime dhe Teknologji Informacioni, ndërsa profilet më pak të preferuara janë Përpunimi i Drurit, Ndërtimi dhe Bujqësia. Vitet e fundit janë hapur edhe degë të reja si: Detari, Gjeologji-Miniera, Kërkim dhe shfrytëzim nafte dhe gazi.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.