Byreku më i madh në botë në pritje të rekordit Guinness
Muajin e kaluar Kroacia vendosi rekordin botëror të Guinness për japrakun më të gjatë në botë i cili ishte 1320 metra dhe u bë në festivalin Vidovec në qarkun verior Varazdin të Kroacisë.
Tashmë fqinjët e Kroacisë Bosnja dhe Hercegovina janë bashkuar me këtë akt duke bërë një byrek i cili peshon 650 kilogram, me të cilin shpresojnë të fitojnë një vend në Librin e Rekordeve të Guinness.
“Dimensioni I byrekut është 6 me 6 metra dhe u deshën 14 persona të merreshin me përgatitjen e petëve të tij me gjatësi 1500 metra”, shprehet Omer Isovic, nja nga organizatorët e Gastro Show-it në Tuzla.
Boshnjakët do të duhet të presin 3 muaj për të zbuluar nëse përpjekja e tyre për të ishte e mjaftueshme për t’i gjetur atyre një vend në librin e Guinnessit.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.