Çelet biblioteka e re “Hamit Beqja” në njësinë 8 në Tiranë! Veliaj: Kundëroferta jonë ndaj llotove (VIDEO)
Është prezantuar biblioteka e re në njësinë numër 8 në Tiranë që mban emrin e profesorit të njohur Hamit Beqja, i ndarë nga jeta para pak vitesh.
Krahas familjarëve, ceremonia u përshëndet nga kryebashkiaku I Tiranës Erion Veliaj që në fjalën e rastit e cilësoi bibliotekën si një pjesë të asaj që mund të konsiderohet si kundërofertë ndaj lojërave të fatit e basteve që mbyllen në fillim të vitit të ardhshëm.
“Nuk ka guxim më të madh për se sa për të mbyllur pikat e basteve. Jam i ndërgjegjshëm se sa para luhet aty dhe se sa interesa preken. Është realisht vendim i guximshëm. Po pastaj çfarë? Kjo është një nga arsye se pse e kemi shtuar ritmin e punës me bibliotekat, këndet e lojërave etj, pikërisht për të dhënë këtë alternativë” tha Veliaj.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.