Certifikimi i guidave – Ekonomi: Avantazh për turizmin, ja përfitimet
Shqipëria po synon gjithnjë e më shumë që turizmi të ketë një kohështrirje përtej verës por pavarësisht këtyre përpjekjeve, sezoni veror mbetet dominant në atë që i sjell sektorit. Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes gjatë një aktiviteti të zhvilluar me rastin e fazës së dytë të certifikimit të 50 guidave të reja turistike vuri theksin tek rëndësia që ka turizmi në ekonomi, impakti që do të ketë ulja e TVSH-së në 6 për qind.
Lidhur me menaxhimin që ju bëhet sot plazheve Ekonomi u shpreh se janë dy Task-Forca që shohin nga afër situatën si për sa i përket nevojave emergjente për ndërhyrje ashtu edhe monitorimin për zbatimin e ligjit. Ashtu sikurse është përcaktuar me ligj qytetarët do të kenë edhe këtë vit aksesin si në plazhe publike dhe private.
Një studim i USAID në vitin 2016 sillte si opsion edhe kalimin e plazheve me koncesione përmes partneriteteve publike private duke e parë këtë si një zgjidhje për menaxhimin sa më të mirë të tyre. Por pavarësisht kësaj duket se nuk ka pasur interes për koncesione plazhesh, të paktën jo në ministri.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.