Ja sa paguhen CEO-t e kompanive të mëdha në SHBA
2016 shënoi një vit të ndritur për CEO-t në kompanitë më të mëdha të Shteteve të Bashkuara. Sipas një studimi të fundit, shefat ekzekutivë morën rritjen e tyre që nga viti 2013.
Sipas firmës të së dhënave Equilar për The Associated Press, i cili analizoi pagat e CEO-ve nga 346 S&P 500 kompani, një CEO në një kompani të madhe në Shtetet e Bashkuara fitonte 11.5 milion dollarë në pagën vjetore, në aksione dhe në kompensime të tjera, plot 8.5 për qind më shumë është vlera e përfitimeve nga një vit më parë.
Sipas të dhënave, industria e telekomunikacionit është plot CEO Ekzekutivë të paguar lartë. Thomas Rutledge i Charter Communications, i cili përvetësoi Time Warner Cable dhe Bright House Network u bë operatori kabllor i dytë më i madh i vendit, është CEO më i paguar.
Kompensimi i tij total kishte shumën 98 milion dollarë, mirëpo, 88 milionë dollarë prej tyre ishin nga aksionet. Pas Rutledge është Leslie Moonves i CBS, i cili bëri një total prej 67.8 milion dollarëve, sërish, një pjesë e madhe nga aksionet.
Shikoni top 5-shen e CEO-ve më të paguar, sipas Equilar.
Thomas Rutledge, Charter Communications
Kompensimi total: 98 milion dollarë
Leslie Moonves, CBS
Kompensimi total: 68.6 milion dollarë
Robert Iger, Walt Disney
Kompensimi total: 41 milion dollarë
David Zaslav, Discovery Communications
Kompensimi total: 37.2 milion dollarë
Robert Kotick, Activision Blizzard
Kompensimi total: 33.1 milion dollarë
Burimi:Entrepreneur
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.