CES 2018: Toyota zbulon platformën autonome të “e-Palette”
Toyota ka lançuar një koncept të ri makine e cila përfshin teknologjinë tërësisht autonome në një platformë të projektuar posaçërisht për ndarjen e udhëtimeve.
Makina e re konceptuale “e-Paleta” ngjason me një anije të vogël, me brendësi modulare që mund të ndryshohet në varësi të përdorimit të saj për udhëtim, transportim apo përdorime të tjera lëvizëse.
“E-Paleta” ka për qëllim të fillojë testimin për mundësinë e realizueshmërisë së tregut në SHBA në fillim të viteve 2020.
Ajo përfshin programin autonom të drejtimit të makinës si dhe është një mjet i baterisë tërësisht elektrike.
Gjithashtu makina është e ndërtuar të jetë e përgjegjshme ndaj nevojave në ndryshim dhe sjelljes së konsumatorit gjatë rrugës dhe në thelb lejon të ndërtohet me specifika të veçanta për çdo përdorues të veçantë tregtar.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.