Çfarë po eksporton Shqipëria në Kosovë?

Gjatë këtij viti, Shqipëria ka njohur një rritje të eskporteve drejt Kosovës. Referuar të dhënave të tregtisë së jashtme të publikuara ngta INSTAT, rezulton se në periudhën janar-gusht 2017, Shqipëria ka eksportuar 3.1 miliard lekë mallra më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Nëse analizojmë grupmallrat, rezulton se rritjen më të madhe e kanë grupi “Minerale, lëndë djegëse,energji elektrike” me një rritje prej rreth 1.5 miliard lekësh dhe grupi “Materiale ndërtimi dhe metale” me 1.3 miliard lekë më shumë se 1 vit më parë.
Ndryshe nga një vit më parë, Shqipëria ka nisur të eksportojë në Kosovë lëkurë dhe artikuj prej lëkure, edhe pse në shifra modeste.
Thuajse të gjithë grupmallrat e tjera kanë shënuar rritje, me përjashtim të produkteve kimike dhe plastike që ka shënuar një rënie prej 24 milion lekësh, krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Eksportet për periudhën janar-gusht 2017, krahasuar me janar-gusht 2016
Gjithsej
2016=10.7 mld lekë
2017=13.8 mld lekë
Diferenca=3.1 mld lekë më shumë
Ushqim, pije dhe duhan
2016=1.7 mld lekë
2017=1.9 mld milion lekë
Diferenca= 0.2 mld lekë më shumë
Minerale, lëndë djegëse,ener. Elektrike
2016=2.1 mld lekë
2017=3.6 mld lekë
Diferenca=1.5 mld lekë më shumë
Produkte kimike dhe plastike
2016=857 mln lekë
2017=833 mln lekë
Diferenca=24 mln lekë më pak
Lëkurë dhe artikuj prej lëkure
2016=0 lekë
2017=4 milion lekë
Diferenca=4 milion lekë më shumë
Prodhime druri dhe letre
2016=208 milion lekë
2017=264 milion lekë
Diferenca=56 mln lekë më shumë
Tekstile dhe këpucë
2016=52 milion lekë
2017=89 milion lekë
Diferenca=37 mln lekë më shumë
Materiale ndërtimi dhe metale
2016=4.4 mld lekë
2017=5.7 mld lekë
Diferenca= 1.3 mld lekë më shumë
Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi
2016=430 milion lekë
2017=444 milion lekë
Diferenca=14 mln lekë më shumë
Të tjera
2016=846 milion lekë
2017=804 milion lekë
Diferenca=42 mln lekë më pak
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.