Çfarë po kultivojnë shqiptarët? Më pak fasule e rrush, më shumë perime e bimë mjekësore! Për perime e drithëra kryeson Fieri, për patate Korça
Vitet e fundit, Shqipëria ka njohur një rënie të prodhimit të fasuleve, bimëve industriale e rrushit ndërsa ka njohur rritje të prodhimit të drithërave, perimeve, bimëve medicinale, femëve frutore, ullinjve, agrumeve e foragjerëve, raporton portali ekonomik SCAN.
Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, për prodhimin e perimeve kryesojnë Fieri, e ndjekur nga Tirana e Berati.
Ndërsa për drithërat, kryesojnë Fieri, e ndjekur nga Elbasani e Korça. Për prodhimin e patates kryeson Korça, e ndjekur nga Fieri e Dibra.
Sasia më e lartë e prodhimit të ullirit në Shqipëri është e përqëndruar në zonat jug-perëndimore të vendit. Niveli më i lartë i prodhimit të ullirit u arrit në qarkun e Beratit, pasuar nga qarqet Fier dhe Vlorë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.