Çfarë po ndodh me shëndetin e Boris Johnson pas transferimit në kujdesin intesiv
Ministri i Financave i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak ka njoftuar se gjendja e kryeministrit britanik Boris Johnson është përmirësuar, por ai mbetet në njësinë e kujdesit intensiv.
Sipas tij, kryeministri, ndërsa mbetet në shtrat po “bashkëvepron pozitivisht me ekipin mjekësor.”
55-vjeçari Johnson u konfirmua pozitiv me koronavirus në 26 Mars. Ai u izolua në rezidencën e tij, duke vazhduar të drejtonte vendin, megjithatë, më 5 prill, ai u transferua në një spital në Londër për analiza, pasi ai kishte pasur ethe për më shumë se 10 ditë.
Në mbrëmjen e 6 prillit, gjendja e tij u përkeqësua, dhe ai u transferua në njësinë e kujdesit intensiv.
Është raportuar se politikani ka marrë trajtim standard me oksigjen dhe ka vazhduar të jetë në njësinë e kujdesit intensiv, në mënyrë që mjekët të kenë mundësi të monitorojnë nga afër gjendjen e tij. Është vërejtur se ai nuk ka nevojë për as ventilim mekanik, as mbështetje jo-invazive të frymëmarrjes. (ordonews)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.