Çfarë po ndodh me zgjedhjet në SHBA? Kush kryeson dhe pse s’po shpallet ende fituesi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në një prej proceseve më të rëndëisshme zgjedhore të zhvilluara ndonjëherë. Gara mes Joe Biden dhe Donald Trump për Shtëpinë e Bardhë nuk ka ende një fitues të qartë edhe pse avantazhin për nmomentin e ruan rivali i presidentit Trump, Joe Biden. Asnjëri prej tyre nuk mund të deklarojë fitoren e pastër, edhe pse sondazhet e thuajse të gjitha mediave flisnin për një fitore të pastër e të shpëjtë të Biden e ngaana tjetër Trump paralajmëronte për një fitore spektakolare.
Zakonisht rezultatet e zgjedhjeve dhe fituesit dilte menjëherë pas mbylljes së votimeve por këtë herë situata është ndryshe.
Për të fituar Shtëpinë e Bardhë, kandidatit i duhen 270 vota elektorale; pra duhet të fitojë sa më shumë shtete, pavarësisht votës kombëtare.
Pse këtë vit është ndryshe?
Pandemia e koronavirusit ka bërë që shumë njerëz të votojnë më herët, në mënyrë direkte ose përmes postës. Numërimi i votave, megjithatë nis pasi të jenë mbyllur votimet direkte në ditën e votimeve. Por votat që dorëzohen me postë kanë më shumë procedura verifikimi si për firmën, ashtu edhe për adresën e votuesit, duke e vonuar më shumë nxjerrjen e rezultatit.
Mediat amerikane dhe europiane e kishin paralajmëruar mundësinë që gara të mos ishte e lehtë dhe se do të kishte një vonesë në shpalljen e fituesit.
Sipas “The Economist” edhe pse Joe Biden shpresonte se do të fitonte me një ‘knockout’ nuk po ndodh kështu, ashtu sikurse edhe Trump që shpresonte se do të merrte një rezultat spektakolar kundrejt rivalit të tij.
Gara është e ngushtë dhe për momentin në avantazh është Joe Biden, por sërish pa arritur të marrë rezultatin e kërkuar që e shpall atë fitues.
Të dy kandidatët nuk kanë nxituar që të deklarojnë fitoren ama kanë dhënë mesazhe optimizmi për rezultatin në favor të tyre. Nuk kanë munguar gjithashtu edhe pretendimet për parregullsi, sidonmos nga presidenti në detyrë Trump.
Jode Biden është shprehur se është në kursin për të fituar këto zgjedhje ndërsa Trump ka bërë akuza se demokratët duan t’ia vjedhin fitoren dhe se është shumë përpara në rezultat.
Për të fituar, kandidati duhet të marrë 270 vende nga 538 të Kolegjit Zgjedhor. Biden ka siguruar 223 vota ndërsa Trump 213 deri më tani.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.