Çmimet e importit të energjisë – Debate në Komisionin e Ekonomisë, deputeti citon TV SCAN: U ble më shtrenjtë se në bursa!

Menaxhimi i Kaskadës së Drinit gjatë vitit 2021 dhe blerjet e energjisë nga importi u bënë object debate mes zv. ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja dhe deputetit të Partisë Demokratike, Bujar Leskaj.
Sipas zv.ministrit, situate në Kaskadë është menaxhuar në mënyrë perfekte, ndërsa energjia është blerë më lirë se çmimet në bursë. Por, Leskaj citoi të dhënat e raportuara nga TV SCAN, ku sipas përllogaritjeve energjia është blerë më shtrenjtë.
Pak javë më parë TV SCAN publikoi të dhënat, ku vërehej diferenca midis çmimeve mesatare të raportit vjetor të Bursës së Energjisë së Hungarisë, si dhe atyre Të raportuara nga OSHEE.
Kjo diferencë ishte më e madhe në muajt tetor dhe nëntor, kur edhe sasitë e importuara të energjisë ishin më të mëdha, me reskpetivisht 81.34 euro/MWh dhe 79.17 euro/MWH më shtrenjtë.
Pavarësisht se prodhimi i energjisë elektrike gjatë vitit 2021rezultoi 47.5% më i lartë se mesatarja e prodhimit në 13 vitet e fundit, në muajin tetor qeveria shpalli emergjencën e furnizimit me energji, ndërkohë nga paratë publike u shpenzuan në total 285.5 mln euro për blerjen e energjisë.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.