Lehtësohen masat anticovid/ Muzika hapet edhe pas orës 23:00, ekspertët rekomandojnë dozën e katërt të vaksinës!
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka lehtësuar masat kufizuese anticovid për, duke lejuar muzikën edhe pas orës 23:00, si dhe ka hequr detyrimin për mbajtjen e maskave, ndonëse vijoi të rekomandojë mbajtjen e tyre në ambientet e mbyllur.
Ndërkaq, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Prof.Silva Bino, vuri theksin tek rëndësia e vaksinimit anticovid.
“Kemi akoma qarkullim të shtamit BA1, të shtamit BA2 dhe pavarësisht situatës mjaft të mirë epidemiologjike, shtamet e Covid19 po pësojnë mutacione të vazhdueshme. Prandaj risku mbetet aktual. Pavarësisht uljes së rasteve, vaksinimi është masa më e rëndësishme e cila mbron nga hospitalizimet dhe mbron nga vdekja”.
Përveç dozës së tretë, teksa citoi Komitetin e Ekspertëve të Vaksinimit, rekomandoi vaksinimin me dozë të katërt të qytetarëve mbi 60 vjeç dhe atyre me sistem imunitar të kompromentuar sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë 60.8% e popullatës janë vaksinuar me një dozë .
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.