Covid-i e detyroi Britaninë të marrë borxh në nivele që nuk ishin parë që nga Lufta e Dytë Botërore!
Fatura e masave për mbështetjen e ekonomisë gjatë pandemisë së koronavirusit të ri e ka shtyrë qeverinë britanike që të marrë borxh në nivelet më të larta, që nuk ishin parë që prej Luftës së Dytë Botërore.
Huamarrja e qeverisë, diferenca mes shpenzimeve dhe të ardhurave nga taksat, arriti në 303 miliardë paundë, raporton Zyra e Statistikave Kombëtare.
Krahasuar me vitin e mëparshëm, huamarrja është afërsisht 250 miliardë paund më e lartë. Pavarësisht kësaj shifre, Paul Johnson, drejtues i Institutit për Studime Fiskale ka deklaruar se niveli i huamarrjes ka qenë shumë më i mirë sesa pritej një muaj më parë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.