“Credins tek Ju” ndalon në Belsh- Kredi Agro dhe konsulencë për të gjithë fermerët
Banka lëvizëse, shërbimi më i ri dhe inovativ i Credins, që në fillim të rrugëtimit ka përzgjedhur të shkojë aty ku më së shumti ka nevojë për praninë e saj. Kësaj here ka ndaluar në qytetin e Belshit, në të cilin do të jetë e pranishme nga e hëna në të premte, ora 08:00 deri në orën 16:00. Stafi i dedikuar i Credins, përveç shërbimeve bankare që do të ofrojë me kushte preferenciale, do të japë edhe konsulencë për të gjithë të interesuarit.
“Impakti ka qenë pozitiv, njerëzit kanë qenë shumë të interesuar, kanë qenë shumë të tërhequr, jo vetëm vizualisht nga ‘mobile branch’, por edhe për shkak të ndihmesës që ata kanë për të zgjidhur sa më shpejt problemin e tyre ose për të marrë informacion sa më shpejt” tha Jonadra Korre, këshilluese klienti, Credins Bank.
Ky shërbim erdhi si nevojë për të çuar bankën në zonat rurale, aty ku shërbimet bankare mungojnë, ose janë të kufizuara. Me praninë e Bankës Lëvizëse në këto zona, banorët do të kenë lehtësirat e çdo qytetari tjetër që banon në zonat urbane, duke shmangur udhëtimin drejt zonave të zhvilluara.
“Jam klient prej shumë vitesh i Credins Bank dhe ne mundohemi shumë, sepse shkojmë në Elbasan, nuk kemi këtu në qytetin e Belshit një bankë. Tani ka ardhur banka lëvizëse ne jemi më të kënaqur sepse i kemi afër shërbimet, nuk mund të shkojmë dot larg për arsye kohe, rruge” u shpreh Dritan Bullari, qytetar i Belshit.
Misioni kryesor i iniciativës “Credins tek Ju” është mbështetja e agrobiznesit dhe fermerëve, iniciativë e cila është përqafuar nga fermerët në Roskovec, në Korçë, në Fishtë apo në Gjirin e Lalëzit. Gjatë takimeve që Credins ka zhvilluar me ta, si dhe nga shërbimi i stafit të ‘Credins tek Ju’ ata kanë përfituar konsulencë mbi kreditë agro, të cilat ofrojnë mbështetje financiare për produkte dhe investime të ndryshme në zhvillimin e agroturizmit.
Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar Bankën Lëvizëse të jetë pranë cilitdo që ka nevojë. Gjatë sezonit veror ka rrugëtuar në Gjirin e Lalëzit, në Shëngjin si dhe në Sarandë, për çdo shërbim bankar si dhe me shërbimin bankomat 24 orë.
“Pas kësaj ne besojmë se do të jemi përsëri, jo në kohë të gjatë, një javë ndoshta në Roskovec, një javë në Bajram Curri, Tropojë, dhe pranë fakulteteve, duke qenë se ka një numër studentësh të cilët janë të rinj dhe ata akoma nuk janë update-uar me bankat, kështu që ne do të jemi pranë tyre” theksoi Jonadra Korre, këshilluese klienti, Credins Bank.
‘Credins tek Ju’ do të jetë sërish në lëvizje, kësaj here për një tjetër kategori, e cila gjithashtu ka nevojë për mbështetje.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.