Çuçi thirrje qytetarëve: Regjistroni adresën e banesave, sjell përfitime dhe akses në shërbimet publike

Ministri i Brendshëm gjatë konferencës me titull “Çelësi për të gjitha shërbimet publike, Adresa Ime’ ku ishin prezent të gjithë kryetarët e bashkive në vend u shpreh se regjistrimi i adresës së banimit sjell përfitime dhe akses në shërbimet publike.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të vetë deklarojnë adresën e saktë në “eAlbania” ose në zyrat e Gjendjes Civile pranë bashkive ku banojnë.
Sipas tij regjistri Kombëtar i Adresave do të jetë burimi i vetëm i saktë dhe i përditësuar për të gjithë shtetasit, institucionet publike dhe bizneset.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.