DAP hap thirrjen e dytë për punësimin e ekselentëve në administratë – 219 pozicione pune
Departamenti i Administratës Publike shpall procedurat për shprehjen e interesit për punësimin me kontratë të përkohshme 1 vjeçare të studentëve të ekselencës, në pozicionet specialist dhe të barazvlefshëm në institucionet e administratës shtetërore.
Kjo është thirrja e dytë për punësimin e ekselentëve nga administrata.
Çdo i ri që ka përfunduar ciklin bachelor ose edhe master profesional / shkencor dhe ka një mesatare nga 9.00 deri në 10.00 në secilin prej cikleve ka të drejtë aplikimi deri në datën 20 shtator 2019.
Diploma e kërkuar duhet të jetë nga viti 2015 dhe në vijim.
Në thirrjen e dytë janë 219 pozicione pune ndërsa rezultatet për fazën e përzgjedhjes do të publikohen në datë 25 tetor, 2019.
Platformat e aplikimit për ekselentët janë punetembare.al dhe dap.gov.al
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.