Debati presidencial në SHBA – Trump dhe Biden përballë publikut në dy studio të ndryshme televizive
Presidenti Donald Trump dhe garuesi demokrat, Joe Biden, do të përballen me publikun duke zëvendësuar debatin e drejtpërdrejtë presidencial, pasi Trump nuk ishte dakord me debatin virtual.
Te dy eventet, në të cilat secili kandidat do t’i përgjigjet pyetjeve të votuesve, do të zhvillohen në orën 8 të mbrëmjes, me Trump tek NBC dhe Biden tek ABC. Trump u tërhoq nga debati kur komisioni që do organizonte eventin bëri të ditur se do të mbahet në mënyrë virtuale, për shkak të shqetësimeve mbi koronavirusin.
Presidenti lajmëroi më 2 tetor se është infektuar, por i është rikthyer fushatës pasi mori trajtim për disa ditë në spital. Pasi lajmëroi përballjen me publikun të Trump për këtë Javë, NBC theksoi se ka marrë një deklaratë mbi shëndetin e Trump nga Clicfford Lane, drejtor klinik i Institutit Kombëtar të Shëndetit. NBC theksoi se Lane dhe specialist kryesor i qeverisë, Anthony Fauci, thanë me besim të madh se Trump nuk është më infektues.
Ndërkohë që më pak se 3 javë kanë mbetur nga zgjedhjet e 3 Nëntorit, Trump, po përpiqet të ndryshojë dinamikën e garës, ku Biden ka një avantazh dy-shifrorë në sondazhet kombëtare. Një numër rekord prej 15 milionë amerikanësh kanë marrë pjesë në sondazhe deri më tani, sipas Projektit të Zgjedhjeve tek Universiteti i Floridas, ndërkohë që votuesit synojnë të shmangin radhët ditën e Zgjedhjeve, për shkak të pandemisë. Të dy kandidatët kanë vizituar shtetet kryesore këtë Javë, me Trump që ka mbajtur fjalime në Florida, Pensilvani dhe Iowa, ndërsa Biden ka udhëtuar në Ohio dhe Florida. Përballja e Trump me publikun do të zhvillohet në Miami, ndërsa Biden do të shfaqet në Philadelphia. Debati i tretë presidencial është planifikuar në 22 Tetor në Nashville, Tennessee.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.