Dëmshpërblim financiar për ish të përndjekurit, hyn në fuqi vendimi – Kategoritë e përfshira në skemën e përfitimit. Si do të kryhen pagesat?
Zbardhet lista e personave që do të trajtohen me dëmshpërblim financiar në radhët e ish të përndjekurve politikë.
Konkretisht, përmes një vendimi të miratuar së fundmi, Këshilli i Ministrave ka miratuar dëmshpërblimin financiar për ish të dënuarit politikë për kategoritë: Të dënuarit me burg, izolim në hetuesi, izolim në institucion mjekësor. Vendim tashmë ka hyrë në fuqi me botimin në “Fletoren Zyrtare”.
Masa e dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë do të bëhet me këste, sipas kritereve dhe kufijve të përcaktuar në nenin 12, të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar.
“Shuma e llogaritur do të transferohet në një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë. Pagesa e dëmshpërblimit për secilin përfitues bëhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në llogaritë personale të tyre, të hapura në bankat e nivelit të dytë, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2017, të ndryshuar”, thuhet në vendimin e qeverisë.
os.de/SCAN
Lista e përfituesve
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.