Depozitimi i bilanceve të 2016 në QKB, sot afati i fundit për bizneset! Si mund ta bëjnë aplikimin ata që nuk e kanë bërë akoma

Sot është dita e fundit kur bizneset që janë subjekt i Tatimit mbi Fitimit mund të depozitojnë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, bilancet e 2016. Aplikimi bëhet online në portalin e-Albania. Pak ditë më parë QKB ka këshilluar që kjo procedurë të mos lihet ditët e fundit pasi mund të ketë mbi ngarkesa të serverave dhe mos depozitimi në kohë ka sanksione administrative.
Për kompanitë me administrator të huaj dhe shoqëritë e kursim kreditit, aplikimet nuk mund të bëhen online por vetëm në sportelet e Qendrës Kombëtare të Biznesit.
Depozitimi i bilanceve është detyrim ligjor, dhe bizneset duhet të dorëzojnë këto dokumente jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.