Detyrimet e ish-ushtarakëve debitorë – Miratohet projektligji për faljen e detyrimeve ndaj fondit të sigurimeve shoqërore
Ish-ushtarakët, të cilët rezultojnë debitorë ndaj Fondit të Sigurimeve Shoqërore të krijuara si diferencë nga rishqyrtimi i pensioneve të parakohshme për vjetërsi shërbimi, do të falen . Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë votoi në parim projektligjin e propozuar nga kreu i kuvendit, Gramoz Ruçi, nga i cili përfitojnë 847 ish-ushtarakë.
Astrit Kuka, Drejtor i Drejtorisë së Politikave të Punësimit në Arsimin Profesional sqaron situatën për ata ish-ushtarakë që i kanë shlyer këto detyrime
Shuma e krijuar nga debitorët kap vlerën e 110.7 milionë lekëve. Sipas deputetëve, kjo nismë ligjore nuk përcjell kosto të drejtpërdrejtë në buxhetin e shtetit.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.