“Ndihmë për biznesin e vogël” – Basha zhvillon takime me bizneset e njësisë nr.11 në kryeqytet
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi takime me biznesin e vogël në njësinë nr 11 në kryeqytet. Pasi u njoh me vështirësitë e biznesit, Basha premtoi ndihmë financiare për nxjerrjen nga kriza sipas të cilit u krijua nga pandemia dhe keqmenaxhimi i saj.
Pronarët e bizneseve ankohen se po kalojnë një periudhë të vështirë duke pasur një rënie të konsiderueshme të xhiros ditore. Ata kërkojnë ndihmë nga qeveria për ta përballuar këtë situatë
Basha akuzoi qeverinë për paketën më të ulët ekonomike, krahasuar me vendet e rajonit, duke garantuar bizneset se me ndryshimin e qeverisë ndihma ekonomike ndaj tyre dhe familjeve në nevojë do të jetë prioritet.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.