Detyrimet për taksën e pronës – Brahimi: Faturat mund të jenë edhe për 2-3 muaj bashkë
Pavarësisht se fatura e këtij muaji me llogaritjen e re të detyrimeve për taksën e pronës nuk u ka shkuar qytetarëve, Ministria e Financave sqaron se metodologjia e vjetër ka funksionuar deri në datë 31 Mars. i ftuar në studion e TV SCAN,. Drejtori i Financave Vendore, Fran Brahimi sqaron se fatura nga 1 Prilli dhe në vazhdim do të përmbajë llogaritje të re dhe mund të bashkohet në 2 apo 3 muaj, derisa pushteti vendor të jetë tërësisht gati.
Lidhur me perfomancën e 61 bashkive gjatë vitit 2017, Brahimi bëri me dije se ka pasur rritje të ardhurave dhe investimeve, megjithëse theksoi se ka ende vend për përmirësim për uljen e kostove administrative.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.