Dhimbja e kokës – Shumica e grekëve ende besojnë te ‘syri i keq’, zbulon studimi

Një studim i kryer nga Shoqata për pacientët me dhimbje koke dhe migrenë ka gjetur se shumica e grekëve ende besojnë te i ashtuquajturi “syri i keq”, si përgjegjës i dhimbjes së kokës.
Studimi, i cili përfshiu 10 mijë njerëz, kishte si qëllim ndërgjegjësimin e publikut, për shkaqet dhe mënyrat e shërimit të dhimbjes së kokës, zbuloi së 60 për qind e të anketuarve fajësojnë për dhimbjen e kokës “syrin e keq”, ndërsa 40 për qind besojnë se mund të shërohen me anë të magjisë të njohur si “xematiasma”.
“Ekziston një përhapje e teorive të gabuara në lidhje me dhimbjen e kokës dhe shërimin e tyre”, tha Dr Dimos Mitsikostas, një profesor i asociuar i neurologjisë në Universitetin e Athinës dhe kreu i shoqatës, shkraun ekathimerini.
“Është e rëndësishme të zhduket ky mit i përhapur dhe të thyhen disa tabu, si frika për t’u vizituar në një neurolog”.
“Dhimbjet e kokës zvogëlohen nga shefi, partneri romantik dhe shpesh edhe nga mjeku”, tha Mitsikostas, duke shpjeguar se si pacientët që vuajnë nga dhimbje kokës dhe migrena shpesh keqkuptohen.
“Shumica e njerëzve e lidhin dhimbjen e kokës me një faktor psikologjik, kur në fakt ajo shkaktohet nga një çrregullim biologjik i trurit”.
Eksperti vëren se ndërkohë që ndjeshmëria ndaj migrenës dhe dhimbjes së kokës mund të jetë gjenetike, ekzistojnë një sërë faktorësh që mund t’i sjellin ato, nga konsumimi i disa ushqimeve dhe alkoolit, tek kushtet e motit dhe madje edhe nga ndryshimi i rutinës.
Ai gjithashtu vë në dukje se gratë priren të jenë më të ndjeshëm se burrat.
“Ne kemi gjetur se dy të pestat e grave kanë një predispozitë gjenetike, ndërsa 8.2 për qind e popullsisë vuan nga dhimbja e kokës dhe migrena,” tha Mitsikostas.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.