Dita Botërore e Mjedisit – Qindra të rinj në mbarë vendin angazhohen për pastrimin e ambientit
Ministri i turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka postuar së fundmi aktivitetet e ndërmarra për Ditën Botërore të Mjedisit.
Sipas njoftimit, në misionin për të mbajtur pastër mjedisin, pasuri e përbashkët e jona, janë marrë masa në të gjithë vendin nga veriu në jug, në zona bregdetare, pyjore, parqe kombëtare dhe Zonat e Mbrojtura.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe drejtoritë e zonave të mbrojtura kanë angazhuar qindra të rinj në të gjithë vendin në aktivitete mjedisore, për të pastruar mjedisin duke ofruar një mjedis të pastër dhe turizëm më cilësor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.