Dominojnë serviset – QKB: Në 7 muaj u hapën mbi 10 mijë biznese
Ndërmarrja e një iniciative për hapjen e biznesit ka qenë në rritje gjate viteve të fundit, diktuar kjo edhe nga lehtësitë në procedurat për hapjen e tyre. Një ndër procedurat e vlerësuara nga vetë sipërmarrja, por edhe nga institucionet ndërkombëtare për lehtësimin e klimës së të bërit biznes në vend, është ajo e regjistrimit dhe licencimit.
Kështu, nga të dhënat zyrtare të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, vetëm në 7 muaj janë regjistruar 10645 biznese. Por nga specialistë të kësaj Qendre është bërë tashmë një ndarje e biznesit sipas tipologjisë, ku në vend të parë ose dominuese janë sektorët e tregtisë me shumice dhe pakicë, si dhe riparimi u automjeteve dhe motorcikletave.
Sipas kësaj ndarjeje nga QKB rezulton se:
1 | Tregtia dhe serviset | 3375 |
2 | Akomodimi dhe shërbimi ushqimor | 2337 |
3 | Shërbime administrative dhe mbështetëse | 720 |
4 | Aktivitete profesionale dhe shkencore | 710 |
5 | Industri përpunuese | 567 |
Ndërkohë referuar këtyre të dhënave, sidomos sipas sektorëve duket se një ndikim ka patur dhe aksioni ndaj informalitetit, që ka bërë që shumë biznese të formalizohen dhe të futen në tregun e rregullt, kjo edhe falë rritjes së kritereve teknike për to.
Por, duke patur parasysh dhe detyrimet e ulëta fiskale që kanë sidomos bizneset e vogla ka bërë që shumë biznese të mbyllen dhe të rihapen më emra të tjerë dhe me apo ndryshim aktiviteti.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.