DPSHTRR, ‘under-construction’ – Si do të transformohet dega e Fierit që nga shtatori. Projekti
DPSHTRR do të transformojë degën e vet në qytetin e Fierit. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se punimet, përveç rikualifikimit të ambienteve do të përfshijnë edhe zgjerimin e godinës.
“Punimet përfshijnë edhe shtesën prej 250 m2 ambiente mbështetëse më shumë në shërbim të qytetarëve/subjekteve” shkruan DPSHTRR në njoftimin e bërë.
Nisur nga fotot e projektit, DPSHTRR Fier pritet të tjetërsohet jo vetëm në ambientet e brendshme të godinës, por edhe jashtë saj.
Sipas projektit, punimet do të përfshijnë rehabilitimin e oborrit, sinjalistikën, si dhe pajisje të reja dhe sisteme sigurie.
DPSHTRR ka publikuar fotot e projektit, si dhe pamje nga gjendja aktuale e zyrave, duke evidentuar zonat më problematike të kësaj dege.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.